RTSH Sport Live

Lakers, LeBron: Ky titull është për Kobe

  • 12/10/2020
  • |
  • Sporte të tjera
Lakers, LeBron: Ky titull është për Kobe

Ekipi i Lakers mori titullin e 17-të në historinë e tij, një trofe që mungonte prej 10 vitesh, që kur në skuadër luante një legjendë si Kobe Bryant. Tashmë Kobe nuk jeton më, teksa aksidenti tragjik i 26 janarit i mori jetën ikonës së NBA-së dhe vajzës  së tij Gianna.

Të gjithë te Lakers kanë deklaruar se ky titull është pikërisht për atë, për Kobe Bryant, të bindur se legjenda e kësaj skuadre i ka vështruar e mbështetur nga lart. “Ky është një vit i veçantë për ne, për familjen Lakers. Luajtëm këto muaj pa Kobe dhe këtë fitore ia dedikojmë atij”, tha LeBron James, që u shpall edhe MVP i finaleve.

Jam shumë i lumtur që u shpalla kampion, përmbusha një mision dhe një premtim. Ky titull është më e pakta që mund të bëjmë për Kobe”, tha më tej i emocionuar LeBron James.

Edhe klubi ia ka dedikuar këtë triumf Kobe Bryant, ndërkohë që tifozët në Los Anxhelos kanë përmendur shpesh emrin e legjendës gjatë festimeve që janë kryer sot në qytet.