RTSH Sport Live

Lampard nuk e nënvlerëson FA Cup: Duhet përqëndrim, sidomos në këtë moment

  • 08/01/2021
  • |
  • Angli
Lampard nuk e nënvlerëson FA Cup: Duhet përqëndrim, sidomos në këtë moment
"Pavarësisht kundërshtarit me të cilin përballemi, FA Cup është gjithnjë magjike dhe çdo skuadër mund t'i bëjë gjërat të komplikuara"

Duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së FA Cup, të dielën kundër Morecambe,  Frank Lampard foli në 360° për sezonin Chelsea, duke filluar me të ardhmen e Kepa: “Ai po stërvitet mirë dhe ka treguar një qasje të shkëlqyer. Është një nga lojtarët tanë dhe unë nuk mund të aludoj për atë që mund të ndodhë gjatë tregut të transferimeve”.

Çfarë loje pret me Morecambe modeste?

“Pavarësisht kundërshtarit me të cilin përballeni, FA Cup është gjithnjë magjike dhe çdo skuadër mund t'i bëjë gjërat të komplikuara. Ne do të duhet të jemi edhe më të kujdesshëm duke pasur parasysh momentin që po kalojmë. Në fushë do të zbresë skuadra e duhur, e cila do të kërkojë vetëm fitoren”.

Si mund të rifitojë besimin një skuadër si Chelsea?

“Ekziston vetëm një mënyrë: të punosh shumë. Duhet të japësh gjithçka dhe të lësh periudhën negative pas teje. Personalisht unë e dua punën si trajner i Chelsea dhe kurrë nuk kam pritur të kem një jetë të lehtë këtu. Unë e shoh këtë sfidë stimuluese në një mënyrë positive”.

Si është Christianen?

“Dëmtimi nuk është shumë i rëndë, ai duhet të kthehet në stërvitje me ne që nesër”.