RTSH Sport Live

Lamtumirë Kosta Grillo

  • 07/10/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Lamtumirë Kosta Grillo
Homazhe dhe nderime për gazetarin dhe komentatorin e njohur, që u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare

Zëri i tij emocionues në transmetimet e ndeshjeve të futbollit, nuk do të mbetet vetëm në arkivën e RTSH-së, por dhe në kujtesën e secilit që e njohu dhe e dëgjoi Kosta Grillon.  Dhjetra e qindra njerëz të botë së futbollit dhe jo vetëm, gazetarë artistë por dhe figura të ndryshme të shoqërisë, kanë patur paraditen e 7 tetorit një adresë, stadiumin “Selman Stërmasi”, për të bërë homazhe dhe nderime për gazetarin dhe komentatorin e njohur, që për fat të keq Covid e mori në moshën 59-vjeçare dhe nuk do e kemi mes nesh.

Duartrokitjet e kanë shoqëruar trupin e tij të pajetë pasi ka dalë nga ambjentet e stadiumit dhe është nisur atje ku do të prehet gjithmonë, në fshatin e lindjes së prindërve të tij, në Vuno të Himarës, ndërsa ne të gjithë do ti mbetemi besnik jehonës së zërit të tij dhe emocionit të komentatorit sportive, që futbollin e bënte më emocionues dhe e sillte më bukur tek dëgjuesit dhe teleshikuesit shqiptar.