RTSH Sport Live

Laporta i ofron rinovimin, Messi po e mendon

  • 04/04/2021
  • |
  • Spanjë
Laporta i ofron rinovimin, Messi po e mendon
Me shumë mundësi e ardhmja e argjentinasit do të vazhdojë të mbetet blaugrana

Pas një vere pasioni dhe valixhesh të paketuara, Messi dukej se priste vetëm momentin e mbylljes së këtij sezoni për të lëvizur diku tjetër. Pastaj menaxhmenti i lartë ndryshoi, Laporta u kthye, dhe Leo kuptoi se në Barcelonë, në fund të fundit, nuk është aq keq.

Pika themelore për argjentinasin, sidoqoftë, është gjithmonë e njëjtë: të kesh garancinë që Barça do të jetë përsëri konkurruese sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh që Champions League, për shembull, nuk është në nivelin e kërkuar prej kohësh. Presidenti e siguroi argjentinasin se diçka do të bëhet, megjithë problemet ekonomike të klubit, dhe sulmi ndaj Haaland është pika më bindëse e programit.

Leo ka marrë këto ditë të fundit për të reflektuar, larg nga seria e pafund e angazhimeve në fushë. Sipas raporteve të As, rinovimi me Barça mund të vijë para fundit të sezonit dhe mund të përfundojë edhe pa praninë e agjentit baba, i cili nuk ka planifikuar udhëtime të ardhshme në Spanjë.

Projekti i Laporta është që t'i ofrojë Leos një  kontratë që e lidh atë përgjithmonë me ngjyrat Blaugrana me pozicione menaxheriale në fund të karrierës së tij sportive. Për të kombinuar markën Messi me markën Barcelona për gjithë jetën, me mundësinë nëse dëshiron, ta lejojnë të shpenzojë monedhat e fundit të karrierës së tij, për disa vite, në Shtetet e Bashkuara ose Katar.