RTSH Sport Live

Lara Colturi bën mrekullinë, e 17-ta në Killington

  • 26/11/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Lara Colturi bën mrekullinë, e 17-ta në Killington
Skiatorja italiane, që përfaqëson Shqipërinë, ka shkëlqyer në në pistën e Killington(SHBA)

Lara Colturi bën mrekullinë në Killington duke u renditur e 17-ta në garën e slallomit gjigand që u zhvilluar sot në Killington(SHBA). Një garë e vlefshme për Kupën e Botës, që i dha skiatores 16-vjeçare pikët e para. E lindur në Itali por me nënshtetësi shqiptare dhe garon për Shqipërinë, Colturi e nisi me kohën 54”83 në zbritjen e parë, që i dha mundësinë të kualifikohet në zbritjen e dytë.

Në zbritjen e dytë koha ishte më e mirë, 51”13 dhe në total dha kohën 1’45”96 duke rrëmbyer vendin e 17-të. Skiatorja që garon për Shqipërinë ka arritur kështu të marrë 14 pikë, që janë të parat në karrierën e saj në Kupën e Botës dhe në këtë disiplinë.