RTSH Sport Live

Lara Colturi, e 17-ta në Kupën e Botës

  • 24/01/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Lara Colturi, e 17-ta në Kupën e Botës
16-vjeçarja ka dhënë një tjetër rezultat të mirë pas Botërorit të Austrisë

Lara Colturi nuk ka shkuar më shumë se sa vendi i 17-të në Sllallomin Gjigant në Kupën e Botës në Kronplatz të Italisë. Një garë e fortë për 16-vjeçaren mes më të mirave të Botës në Ski. Edhe pse vinte pas pesë medaljesh nga Kampionati Botëror në Sant’Anton të Austrisë, atje ku ishte Kampione e Botës për të rejat në Supergjigant dhe medaliste e bronztë po për të reja në të njëjtën disiplinë, apo teksa ishte Kampione e Botës për 18-vjeçaret në Daunhill dhe Supergjigant dhe njëkohësisht medaliste e bronztë, gjërat në Kronplatz kanë qenë ndryshe. Një rrëshqitjen e parë me kohën 1’00”91, Lara Colturi është renditur e 21-ta mes 30 konkurrentësh. Duket sikur ka ndezur një dritë shpresë për një medalje në ditën e parë të Kupës së Botës, teksa u rendit e dyta. Por pas garimit të konkurrenteve të forta, Colturi e ka mbyllur në vendin e shtatëmbëdhjetë me kohën 1’03”09 e me totalin 2’04”00.

Colturi do të konkurrojë dhe në ditën e dytë të Kupës së Botës në Kronplatz, ndërsa gara e saj ku mendohet të marrë të tjera medalje do të jetë Festivali Europian Rinor në Friuli – Venecia – Xhulja. Nga Federata Shqiptare e Skive konsiderohet rezultat i mirë, aq më tepër që Lara Colturi konkurrimin e saj e ka nisur nga pozicioni i 51-të.

"Jam e kënaqur për garën që kam bërë sot, ndërsa vija pak Kampionatit Botëror në Austri. Pista ka qenë perfekte dhe kam arritur ta zhvillojë garën ashtu sikurse kërkoja unë. Shpresoj që në ditën e dytë të kësaj Kupe Bote gjërat të ecin dhe më mirë", ka theksuar Lara Colturi pas garës në Kronplatz të Italisë.