RTSH Sport Live

Lara Colturi, e gjashta në Francë

  • 30/01/2025
  • |
  • Sporte të tjera
Lara Colturi, e gjashta në Francë
Një xhiro e dytë e jashtëzakonshme e ka vendosur skiatoren kuqezi mes 10 më të mirave

Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë sot në Courchevel të Francës. Vendi i 6-të në Sllallomin e Kupës së Botës për skiatoren kuqezi. Një xhiro e dytë e jashtëzakonshme me best time e ka futur Larën midis 10 më të mirave pas xhiros së parë jo shumë bindëse, vetëm e 14-ta.

Fituesja është talenti tjetër i Skive Boterore, Ljutic. Kjo etapë shënon edhe rikthimin e superkampiones, Mikaela Shiffrin pas dëmtimit që e la jashtë për më shumë se 2 muaj.

Lara bashke me stafin e saj do të pergatiten për Kampionatin Botëror të Saalbach ku shpresojmë të kemi medaljet e para për Shqipërinë në një eveniment të tillë skish.