RTSH Sport Live

Largimi i lojtarit, Teuta: Faleminderit Dejvi Bregu

  • 10/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Largimi i lojtarit, Teuta: Faleminderit Dejvi Bregu
Skuadra kampione e Shqipërisë ka falenderuar Bregun, të larguar tashmë, për kontributin e dhënë

Dejvi Bregu nuk është më një lojtar i skuadrës së Teutës dhe këtë e ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale. I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i skuadrës bregdetare, e cila ka falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë gjatë sezonit të kaluar, i cili luajti një rol mjaft të rëndësishëm në arritjen e titullit kampion.

Njoftimi i Teutës:

Faleminderit përzemërsisht Dejvi Bregu për këtë vit emocionues. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit dhe të golashënuesit. Kontributi i madh i Dejvit për klubin dhe fanellën e klubit të Teutës do shkruhet me shkronja të arta. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë DEJVIT! Shumë suksese në vazhdim kampion!

Njoftimi i Bregut:

Pas 1 viti të mbushur plot me emocione që nuk do i harroj kurrë mbyllet një cikël shumë i bukur për mua me ekipin e @kfteuta.official

Me gjithë zemër dua të falenderoj presidentin z.Hasanbelliu për respektin e treguar ndaj meje, stafin teknik për përkushtimin e tyre dhe të gjithë lojtarët e shokët e mi që besuan në çdo moment për objektivin e shpalljes kampion që sot është bërë realitet.

Shpresoj të kemi sjell sado pak lumturi për tifozat e këtij klubi pas kohëve të vështira në qytetin e Durrësit vitin e kaluar…

Ky titull shkon për ju pas 27 viteve pritje !

E meritoni