RTSH Sport Live

Largimi i Suzukit, reagojnë pilotët

  • 13/05/2022
  • |
  • Moto GP
Largimi i Suzukit, reagojnë pilotët
Rins e Mir: “Jemi të surprizuar, nuk dinim asgjë”

Shefat e mëdhenj të Suzukit heshtin, duke u mbështetur vetëm në komunikatën me pak fjalë, me të cilën prodhuesi Hamamatsu njoftoi se po negocion me Dorna për t'u larguar nga MotoGP në fund të sezonit, por kanë vendosur të flasin pilotët e skuadrës. I pari flet Alex Rins: "Kur Shinichi Sahara dhe Livio Suppo më thirrën në zyrë të hënën pas testeve të Jerez për të thënë se Suzuki do të tërhiqej, fillova të qaja: Unë i kam dhënë gjithçka këtij ekipi që nga viti 2017 për të qenë i suksesshëm. Nuk është një situatë e lehtë. Unë mund të gjej diçka për vitin 2023, por mendoj për djemtë e ekipit, më vjen shumë keq, ata janë si familjarë për mua.

Një vendim i tillë është i vështirë, ne po luftojmë për Kampionatin Botëror të Pilotëve, jemi të parët si ekip, është e vështirë të kuptohet ky vendim. Por në Japoni vendosën kështu. Ne kemi një motor të mirë dhe do t’u tregojmë shefave tanë se ata morën vendimin e gabuar”. Përsa i përket Joan Mir, kampionit të botës në Moto Gp në 2020, ai flet për 10 ditë "shumë të vështira. “Fjala e duhur për momentin është që gjithçka erdhi e papritur, nuk dyshonim për asgjë, po negocionim rinovimin. Kur mora lajmin, mendimi im i parë ishte për ekipin, njerëzit që e kanë bërë Suzuki-n një ekip special.

Tani po hapen skenarët e së ardhmes, me opsionin e parë që mbetet Honda. Nga Jerez jemi zyrtarisht në treg, tani menaxheri im do të duhet të punojë më shumë. Të flasë me Hondën dhe prodhues te tjere per te gjetur nje te ardhme per mua. Por une nuk po nxitohem. Në fakt të gjithë duan një të ardhme të sigurt. Por tani motivimi eshte ndryshe, nëse më parë ishte per te arritur rezultate te mira, tani po mendojmë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën. Jam i surprizuar nga shtëpia japoneze. Por nëse ata kanë vendosur të largohen do të thotë se kanë një arsye madhore” – ka thënë Mir.