RTSH Sport Live

Lautaro Martinez, te psikologu për… kartonat e verdhë

  • 26/07/2021
  • |
  • Itali
Lautaro Martinez, te psikologu për… kartonat e verdhë
Ylli i Interit proteson dhe merr më pak kartona të verdhë

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka pranuar se është dashur të konsultohej me një psikolog, në mënyrë që të merrte sa më pak kartonë të verdhë.Ylli argjentinas ka folur në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i Club Atletico Liniers – klubi i tij i fëmijërisë – ku  ka bërë disa seanca stërvitore gjatë javës që lamë pas.

“Jam në një fazë shumë të rëndësishme të karrierës sime, kurse këtë vit ndjeva diçka që nuk e kam ditur më parë. Jam i lumtur dhe i përmbushur me karrierën time, gjithçka që bëj te Interi me ndihmon me ekipin kombëtar. Po përmirësohem fizikisht, jam stërvitur me kujdes që të arrij në kulmin e formës”.

 “Ka qenë më e komplikuar puna në aspektin mendor. Pasi u bëra baba, më ka ndihmuar që t’i zgjidh shumë gjëra jashtë fushës. Një psikolog më ndihmoi të protestoj më pak dhe të marr më pak kartonë të verdhë, me duhet ta pranoj se ndihmesa e tij ishhte shume  madhe për mua në këtë aspekt”.

“Kontrolloni statistikat dhe do ta vini re se jam përmirësuar. Një sezon i ri është përpara dhe njëherësh është edhe Kampionati Botëror i vitit 2022”, deklaroi kështu Lautaro Martinez, i cili duket se është mjaftueshëm i karrikuar për sezonin e ri.