RTSH Sport Live

Lazio, rimbursohen biletat për 225 tifozët e pranishëm në Danimarkë

  • 16/09/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Lazio, rimbursohen biletat për 225 tifozët e pranishëm në Danimarkë
Pas paraqitjes së shëmtuar në fushën e Midtjylland, klubi vendosi t'u kërkojë falje mbështetësve të tyre.

Lazio do të rimbursojë koston e biletës për 225 tifozët e pranishëm në Herning të Danimarkës, ku bardhekaltërit e Maurizio Sarri u mposhtën nga Midtjylland në ditën e dytë të Europa League. Për ta komunikuar përmes rrjeteve sociale ka menduar pikërisht klubi, i cili kështu përpiqet në një farë mënyre të kërkojë falje në emër të lojtarëve dhe të falënderojë mbështetësit, të cilët kanë përballur rrugëtimin e gjatë në një ditë mesjavë për të parë Immobile dhe shokët e tij të humbasin 5-1.