RTSH Sport Live

Lazio, Sarri është trajneri i ri: është zyrtare!

  • 09/06/2021
  • |
  • Itali
Lazio, Sarri është trajneri i ri: është zyrtare!
Trajneri toskan ulet në stolin e bardhekaltërve,  është pasardhësi i Simone Inzaghi

Negociatat e gjata midis Lazio dhe Maurizio Sarri përfundojnë me nënshkrimin dhe njoftimin, momeni më i pritur. Trajneri toskan është timonieri i ri i bardhekaltërve. Gjithçka e konfirmuar pas ditësh pritjesh, heshtjesh dhe shpresash. Por negociatat asnjëherë nuk u ndalën. Sarri rinis nga Roma pas aventurave të tij të fundit me Juve, Chelsea dhe Napoli. Ky është njoftimi për shtyp i botuar në faqen zyrtare të internetit: "S.S. Lazio njofton se Maurizio Sarri është trajneri i ri i ekipit të parë".

Detajet mbi marrëveshjen: Sarri lidhet me Lazio për dy vite. Do të përfitojë në një sezon diçka më shumë se 3 milionë euro. Me shpërblime, të cilat lidhen me arritjet (Europa League ose Champions) dhe fitoret (Scudetto dhe Kupa),  mund të arrijë mbi katër milionë euro. Marrëveshja e mbyllur. Një cikël i ri i filluar nga Claudio Lotito. Pasi përshëndeti Simone Inzaghi, drejtuesit vendosën të vinin bast fort mbi një emër të madh.