RTSH Sport Live

LeBron, lojtari më i urryer në NBA

  • 24/08/2021
  • |
  • Basketboll
LeBron, lojtari më i urryer në NBA
Ai është lojtari më i kritikuar nga publiku

Sezoni ka përfunduar prej kohësh për Los Angeles Lakers, por LeBron James vazhdon të jetë në titujt kryesorë të mediave. Mospjesëmarrja e tij në Olimpiadën e Tokios shkaktoi polemika. Por përveç kësaj, arsyeja e pranisë së tij në media është përqëndruar në ndryshimin e numrit që do të mbajë në fanellë, nga '23' në '6'. Këtë numër ai e kishte mbajtur edhe kur luante me Miami Heat. Por James ka qenë protagonist, edhe pa folur fare.

Njëherë Pat Riley, i pati kërkuar LeBron të kthehej te Miami. Por pas bisedimeve të kryera dhe asaj që u publikua në media, basketbollisti u gjobit me 25,000 dollarë nga NBA për manipulim. Një studim i mediave amerikane Sports Insider ka treguar se pak gjëra mbeten të pandëshkuara ose të paditura në botën e NBA. Dhe pas gjithëka që ka ndodhur, sipas portalit, LeBron është lojtari më i urryer në NBA. Ai merr deri në 70 mijë kritika në rrjetet sociale.

Por opinioni publik për LeBron James ka qenë gjithmonë i ndarë, me një gamë ngjyrash që variojnë nga urrejtja më e madhe deri tek admirimi më i madh. Pak fansa zgjedhin ngjyrën gri. Vendimi, mosmarrëveshja e tij midis brezave me Michael Jordan, bindjet e tij të forta, mënyra e shfaqjes së tyre si brenda ashtu edhe jashtë fushës së basketbollit, janë disa nga arsyet që na lejojnë të kuptojmë rezultatet. Çdo gjë që thotë LeBron, merr dimensione stratosferike.

Një grupim thotë kritikat më të ashpra, një tjetër lavdërimet më të sinqerta. Anthony Edëards, lojtari i Minnesota bën pjesë në grupin e dytë: "Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz të lumtur pas rënies së një sportisti. Lebron ishte dhe është shumë i urryer, deri në pikën që kur të dalë në pension, askush nuk do të jetë në gjendje për të vlerësuar madhështinë e tij.

Jam krenar të them që e unë e bëra, "tha ai pas fitores së Phoenix në serinë kundër Los Angeles. Edëards, si shumë yje, me siguri do të duhet të përballet me gjykatësin e pamëshirshëm të opinionit publik. Ai nuk e ka ndëshkuar ende, por askush nuk është i sigurt. Një vendim i keq në trajektore, disa deklarata fatkeqe ... sjellin në mendjen e publikut Dashuri dhe urrejtje, edhe në basketboll.