RTSH Sport Live

Leclerc: Këtu për të shndërruar ëndrrat në realitet

  • 02/03/2023
  • |
  • Formula 1
Leclerc: Këtu për të shndërruar ëndrrat në realitet

Në vigjilje të Çmimit të parë të Madh të Botërorit të Formula 1, Charles Leclerc doli para gazetarëve duke thënë se këtë sezon Ferrari futet me objektivin e vetëm për të fituar titullin, çmimin që i mungon prej plot 16 vitesh.

“Të gjithë jemi të motivuar, kemi punuar shumë në Maranello dhe mezi pres që të nisim sezonin”, nisi fjalën e tij Charles Leclerc. “Shkojmë në pistë me qëllimin që të përmirësojmë pozicionin e arritur vitin e kaluar pra këtë vit duam vendin e parë. Ndjesia e fitores më motivon shumë prandaj duam që këtë ëndërr ta kthejmë në realitet”, vazhdoi monegasku. 

Në fjalën e tij ai komentoi edhe mbi konkurencën duke thënë se ishte “Aston Martin” makina që e kishte surprizuar më shumë. “Ishte surpriza e testit tre ditorë që u mbajt në Bahrein duke konfirmuar kështu se në Botërorin e ri do të renditet pranë Red Bull dhe Mercedes”, pohoi Charles Leclerc. Në fund të fjalës të tij pranoi se pilotët për tu mundur ishin “Hamilton, Verstappen dhe Alonso”.

Magjinë e Formula 1 do të keni mundësi ta ndiqni vetëm nëpërmjet Radio Televizionit Shqiptar duke filluar me Çmimin e Madh të Bahreinit.