RTSH Sport Live

Leclerc, magji në Spanjë

  • 21/05/2022
  • |
  • Formula 1
Leclerc, magji në Spanjë
Provat zyrtare, Verstappen dorëzohet në fund, të dielën ora 15:00 gara e madhe

Charles Leclerc fiton pole position në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1. Piloti i Ferrarit shënoi kohën më të mirë me 1'18 "750, përpara rivalit të Red Bull, Max Verstappen dhe shokut të tij të skuadrës, Carlos Sainz. Gjithçka ndodhi në sesionin e tretë kualifikues, me 24-vjeçarin i cili ia doli ti merrte vendin e parë holandezit Verstappen.

Kampioni në fuqi pati probleme në fund. Gjithsesi, ai do ta nisë garën nga vija e parë e startit. Në vendin e tretë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e spanjollit Carlos Sainz, që sot pati mbështetjen e publikut të tij.

Mirë u paraqitën dhe dy makinat Mercedes, në vendet 4 e 6 me britanikët George Russell e Lewis Hamilton. Të dielën, ora 15:00, do të zhvillohet raundi i gjashtë i kampionatit botëror të Formula 1.

NISJA

Radha e parë

  1. Charles Leclerc (Ferrari)
  2. Max Verstappen (Red Bull)

Radha e dytë

  1. Carlos Sainz (Ferrari)
  2. George Russell (Mercedes)

Radha e tretë

  1. Sergio Perez (Red Bull)
  2. Lewis Hamilton (Mercedes)

Radha e katërt

  1. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
  2. Kevin Magnussen (Haas)

Radha e pestë

  1. Daniel Ricciardo (McLaren)
  2. Mick Schumacher (Haas)

Radha e gjashtë

  1. Lando Norris (McLaren)
  2. Esteban Ocon (Alpine)

Radha e shtatë

  1. Yuki Tsunoda (Alpha Tauri)
  2. Pierre Gasly (Alpha Tauri)

Radha e tetë

  1. Guanyou Zhou (Alfa Romeo)
  2. Sebastian Vettel (Aston Martin)

Radha e nëntë

  1. Fernando Alonso (Alpine)
  2. Lance Stroll (Aston Martin)

Radha e dhjetë

  1. Alexander Albon (Williams)
  2. Nicholas Latifi (Williams)