RTSH Sport Live

Leclerc ndryshon njësinë e kontrollit, dhjetë pozicione penalitet

  • 18/06/2022
  • |
  • Formula 1
Leclerc ndryshon njësinë e kontrollit, dhjetë pozicione penalitet
Ferrari zgjedh zëvendësimin e njësisë së kontrollit, e cila do ta kthejë mbrapa Monegaskun në garën e së dielës

Charles Leclerc do të marrë një ndëshkim prej dhjetë pozicionesh në nisje në Çmimin e Madh të Kanadasë, raundi i nëntë i Formula 1. Pas zëvendësimit të motorit pas prishjes në Azerbajxhan, Ferrari zgjodhi gjithashtu zëvendësimin e ECU në F1-75 të monegaskut. Njoftimi zyrtar erdhi pas seancës së dytë të provave të lira të premten në Montreal nga FIA: prandaj dënimi që Leclerc do të duhet të kryejë në garë është automatik.

Leclerc e përfundoi seancën e parë në pozicionin e pestë në cirkuitin e Montrealit, duke nënshkruar kohën e dytë më të mirë në FP2. Pritet të shihet nëse komponentët e tjerë do të zëvendësohen gjatë fundjavës, gjë që do të çonte në penalizime të mëtejshme dhe një fillim të mundshëm nga fundi i rreshtit në garën e së dielës.