RTSH Sport Live

Leclerc nis me penalizime Çmimin e Madh të Arabisë Saudite

  • 15/03/2023
  • |
  • Formula 1
Leclerc nis me penalizime Çmimin e Madh të Arabisë Saudite

Problemet mekanike në Bahrein kanë pasoja edhe në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Në Xhide, Ferrari i Charles Leclerc do të niset minimalisht dhjetë vende pas pozicionit që do të fitojë gjatë Provave Zyrtare.

Për të konfirmuar këtë lajm mendoi vetë kreu i ekipit Ferrari, Frederic Vasseur. “Kemi patur dy problem të ndryshme dhe për këtë motiv do të na duhet të ndryshojmë një pjesë të ‘power unit’. Ky ndryshim nuk parashikohet në rregullore dhe nëse do ta kryejmë do të na duhet që të pranojmë edhe penalizimet”, tha franzeci.

Sipas Ferrari-t problemi i veturës të francezitt ka qenë në centralinë, pjesë kjo që sipas rregullores lejohet të ndryshohet vetëm dy herë në të gjithë sezonin.