RTSH Sport Live

Leclerc përpara Sainz, rreshti i parë i gjithi Ferrari

  • 28/10/2023
  • |
  • Formula 1
Leclerc përpara Sainz, rreshti i parë i gjithi Ferrari
Charles dhe Carlos në rreshtin e parë, mundën Verstappen, i treti përpara një Ricciardo befasues. Norris shumë larg

Një super Charles Leclerc fiton pole position në GP të Meksikës, raundi i nëntëmbëdhjetë i Kampionatit Botëror F1. Me 1:17.166, piloti monegask hap rreshtin e pare, i gjithi Ferrarit, duke i paraprirë shokut të tij të skuadrës Carlos Sainz me vetëm 67 të mijta, i cili e vendos SF-23 përpara Red Bull-it të Max Verstappen, i cili do të ndajë rreshtin e dytë me Alpha Tauri të Ricciardo.

Daniel Ricciardo me AlphaTauri e tij nënshkroi kohën më të mirë në sektorin e fundit. Vendi i pestë për Sergio Perez. Lando Norris do të startojë nga pjesa e pasme e grupit pasi nuk ka arritur të kalojë në Q1.

PROVAT ZYRTARE

Rreshti i parë

  1. Charles Leclerc (Ferrari)
  2. Carlos Sainz (Ferrari)

Rreshti i dytë

  1. Max Verstappen (Red Bull)
  2. Daniel Ricciardo (AlphaTauri)

Rreshti i tretë

  1. Sergio Perez (Red Bull)
  2. Lewis Hamilton (Mercedes)

Rreshti i katërt

  1. Oscar Piastri (McLaren)
  2. George Russell (Mercedes)

Rreshti i pestë

  1. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
  2. Zhou Guanyu (Alfa Romeo)

Rreshti i gjashtë

  1. Pierre Gasly (Alpine)
  2. Nico Hulkenberg (Haas)

Rreshti i shtatë

  1. Fernando Alonso (Aston Martin)
  2. Alexander Albon (Williams)

Rreshti i tetë

  1. Esteban Ocon (Alpine)
  2. Kevin Magnussen (Haas)

Rreshti i nëntë

  1. Lance Stroll (Aston Martin)
  2. Lando Norris (McLaren)

Rreshti i dhjetë

  1. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
  2. Logan Sargeant (Williams)