RTSH Sport Live

Ledian Memushaj: Ndryshe nga fillimi i sezonit, tani ndihem mirë

  • 12/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Ledian Memushaj: Ndryshe nga fillimi i sezonit, tani ndihem mirë

Goli i shënuar, që hapi dhe sfidën, ishte i padobishëm për rezultatin përfundimtarë të sfidës, por Ledian Memushaj, mesfushori i Pescara, përpiqet të shikojë gotën gjysmë plotë pas humbjes me Vicenza. Pas sfidës, Pescara-Vicenza 2-3, Memushaj u shpreh: “Barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë, fatkeqësisht nuk e arritëm. Në pjesën e parë nuk funksionuan disa mekanizma, por kjo ëhstë normale pasi po punojmë me një trajner të ri. Në pjesën e dytë jemi paraqitur më mirë, kërkuam me çdo kush barazimin”.

“Në nivelin fizik jemi mirë, jam i bindur se do të përballemi në mënyrën më të mirë të mundshme me ciklin e ndeshjeve që kemi përpara. Edhe unë ndihem mirë, ndryshe nga fillimi i sezonit ku nuk isha në gjendjen më të mirë”.