RTSH Sport Live

Legjendat e Flamurtarit, miqësore bamirësie

  • 28/09/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Legjendat e Flamurtarit, miqësore bamirësie
Përballja me shqiptarët e Amerikës mbledh donacione për Shtëpinë e Fëmijës Vlorë

Legjendat e Flamurtarit të viteve 80’-90’ nuk i kanë ndërprerë aktivitetet e tyre, ndërsa në Vlorë kanë mirëpritur një përfaqësi të shqiptarëve që jetojnë në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti, që është zhvilluar në stadiumin “Flamurtari”, ka patur për qëllim mbledhjen e donacioneve dhe dhënien e mbështetjes financiare për Shtëpinë e Fëmijëve në Vlorë. Emrat e mëdhenj të futbollit vlonjat si Vasil Ruci, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho, Latif Gjondeda, Roland Iljadhi, Saimir Haxhiu etj kanë zbritur në fushën e lojës, ndërsa përballja me shqiptarët e Amerikës pati emocione të mëdha. Për aktivitetin në fjalë, për RTSH Sport, ka folur organizatori i veprimtarisë Vasil Ruci.

“E rëndësishme sot është miqësia që krijojmë me njëri tjetrin dhe mesazhi që përcjellim në ndihmë të shtëpisë Shtëpisë së Fëmijëve në Vlorë. Sensibilizime të tilla duhet të ketë shumë, sepse jemi një qytet me zemërgjerësi të madhe, të cilën duhet ta shfrytëzojmë me gjithë shoqatat që janë në Vlorë”, ka deklaruare Ruci.

Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, dhe ish-futbollisti i Flamurtarit, Rrapo Taho, e kanë vlerësuar maksimalisht këtë aktivitet, ndërsa kanë theksuar dhe rëndësinë e tij.

Unë e kam mbështetur këtë aktivitet dhe sot falë kontributit të administratës shtetërore në qytetin e Vlorës është mbledhë një kontribut simbolik për Shtëpinë e Fëmijës dhe shpresojmë që aktivitete të tilla ti japin jetë dhe gjallëri, jo vetëm sportit por edhe jetës active t ëish-futbollistëve në këtë qytet”, ka theksuar Mamaj.

Ndërkohë, Taho ka vazhduar më tej: “Kjo është ndeshja e parë që bëhet, dhe kjo është meritë e Vasilit që edhe përse jemi veteran, e kemi lënë futbollin, përsëri angazhohemi”

Për ish-futbollistin e Apolonisë, Agron Alikaj, që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtja përballë legjendave të Flamurtarit sjell më shumë se sa emocione.

“Kemi ardhur këtu me një skuadër të pjesshme, për shkak të gjendjes së vështirë që është. Kam sjellë 50% të ekipit dhe me shumë dëshirë që të provojmë këtë eksperiencë fantastike”

Në fund Shtëpisë së Fëmijës Vlorë i është dhuruar shuma e mbledhur nga donacionet, ndërsa konsiderohet një ndihmë e rëndësishme për këtë institucion. Tanimë legjendat e Flamurtarit do të vijojnë me të tilla aktivitete, që përçojnëc mesazhe të rëndësishme, por rikthejnë emocionet e dikurshme.