RTSH Sport Live

Legjionarët, mes stolit dhe paraqitjeve pozitive

  • 23/09/2021
  • |
  • Kombëtarja
Legjionarët, mes stolit dhe paraqitjeve pozitive
Veseli ende nuk ka shijuar minutën e parë në Serie A, dëmtohet Keidi Bare

Mes stolit dhe paraqitjet pozitive, mesjavava na rezervoi përballje interesante në futbollin europian, ku pjesë padyshim ishin edhe futbollistët shqiptarë. Në Serie A, Frederic Veseli ende nuk ka zhvilluar minutën e parë në Serie A. Mbrojtësi shqiptar ishte në stol edhe në takimin e fundit që Salernitana zhvilloi ndaj Veronës, takim që përfundoi me shifrat 2-2, ndërsa kjo është pika e parë pas 5 javësh kampionat. Ndërkohë takimi tjetër mes Spal dhe Juventusit, prodhoi emocione deri në minutën e fundit, skuadra torineze fitoi me vështirësi 2-3, ndërsa në këtë takim Rey Manaj hyri në lojë në minutën e 77’ kur rezultati ishte në favor të skuadrës torineze.

Sulmuesi shqiptar u mundua të bënte diçka, por pa mundur të ndryshonte fatet e takimit. Po në kampionatin italia, Empoli mori një fitore të rëndësishme në Sardegnë ndaj Cagliarit me shifrat 0-2. Ismajli dhe Bajrami e nisën nga stoli takimin, ndërsa në pjesën e dytë, Ismajli hyri në lojë në minutën e 64’ në vend të Stojanovic, ndërsa në në minutën e 83’, hynë në lojë dy futbollistët shqiptarë, Kristjan Asllani, mesfushori që është pjesë e përfaqësueses U-21, ndërsa i dyti ishte Nedim Bajrami në vend të Di Francescos.

Në Angli, Broja luajti 90 minuta në Carabao Cup. Southamptoni ku aktivizohet sulmuesi shqiptar ia doli të kualifikohej në raundin tjetër 90 minutat pëfunduan me shifrat 2-2, ndërsa nga ruleta e penalltive, 20-vjeçari shqiptar nuk u tregua i saktë, megjithatë Southampton u kualifikuar për në raundin tjetër dhe tashmë do të përballet me Chelsean në 1/8-tat e finales.

Në Poloni Legia e Varshavës kalon në raundin tjetër të Kupës së Polonisë. Në takimin ndaj Suëalki-t fituar me shifrat 3-1, ish-mesfushori i Tiranës, Jurgen Celhaka e nisi nga minuta e parë së bashku me sulmuesin Lirim Kastrati, që gjeti golin në minutën e 65’, ndërsa Ernest Muçi hyri në lojë në minutën e 57’.  

Në Spanjë, Espanjol fiton 1-0 dhe merr tre pikësh me mjaft me vlera ndaj Alavesh. Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare e nisi nga minuta e parë ndeshjen, por u detyrua të zëvendësohej në minutën e 75’ për shkak të problemeve fizike duke kërkuar ndihmën e stafit mjekësor. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por sigurisht që ky nuk është një lajm i mirë në prag të ndeshjeve të Kombëtares, që do të luhen në muajin tetor ndaj Hungarisë dhe Polonisë.