RTSH Sport Live

Leicester mund Chelsea dhe ngjitet në vend të parë

  • 19/01/2021
  • |
  • Angli
Leicester mund Chelsea dhe ngjitet në vend të parë
Premier League, King Power Stadium: Leicester 2 (Ndidi 6', Maddison 41') Chelsea 0

Leicester City u vendos në krye të tabelës së Premier League, pasi arriti një fitore të qetë përballë Chelsea, 2-0 në King Power Stadium.

Skuadra vendase u tregua e shkëlqyer në pjesën e parë dhe shfrytëzoi një mbrojtje të mjerueshme të Chelsea për të vendosur epërsinë. Wilfred Ndidi shënoi në minutën e 6-të, pas një pune të mirë nga një kënd i shkurtër, para se James Maddison të depërtonte pas mbrojtjes së Chelsea për të dyfishuar avantazhin katër minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Skuadra e Chelsea u mundua të reagojë, por krijoi hapësira të shumta dhe Leicester iu afrua shënimit të një goli tjetër kur James Justin dhe Youri Tielemans humbën shanse të qarta për të shtuar epërsinë.

Kjo humbje është e katërta e Chelsea në pesë ndeshjet e fundit jashtë, duke rritur kështu presionin ndaj menaxherit Frank Lampard. Leicester është ngjitur në vend të parë, në kuotën e 38 pikëve, një më shumë se United, që do të ndeshet në transfertë me Fulham.