RTSH Sport Live

Leicester mund Legian, Gallatasaraj eliminon Marsejën

  • 26/11/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Leicester mund Legian, Gallatasaraj eliminon Marsejën
Britanikët fitojnë 3-1 dhe kalojnë në krye të grupit, turqit kualifikohen me 4-2 ndaj francezëve

Leicester ngjitet në krye të grupit pasi mposhtur 3-1 Legia të Varshavës dhe lë pothuajse çdo skenar të hapur në ndeshjen e fundit. Britanikët ngjiten në 8 pikë, duke kontrolluar ndeshjen që në fillim: Daka zhbllokon në 11', Maddison dyfishon në 21'. Polakët tentuan të rihapin ndeshjen në minutën e 26-të, kur Mladenoviç dërgon në rrjetë refuzimin e Schmeichel në penalltinë e Emrelit, por dhelprat rifituan dyfishin e avantazhit në minutën e 33-të me Ndidin. Fitorja e vendos Leicesterin në pozitën e parë me një pikë avantazhi ndaj Napolit, i cili do të luajë kualifikimin në shtëpi ndaj anglezëve dhe ndaj Spartak Moskës, ndërsa Legia e Varshavës mbetet në 6 dhe rrëshqet në vendin e fundit.

Galatasaray kalon grupin ashtu si Lazio, do të vendoset në ndeshjen direkte të ditës së fundit se kush do të jetë i pari i klasifikuar në grup mes turqve dhe bardhekaltërve. Fitorja 4-2 ndaj Olympique Marseille ishte vendimtare për Gala-në, ku ka mbetur vetëm vendi i tretë, i cili vlen për “rënjen” në Ligën e Konferencs Autogoli i Cicaldau dhe Caleta-Car mbyllën llogaritë në pjesën e pare. Në pjesën e dytë Feghouli thellon rezultatin dhe Babel firmos pokerin. Dopieta e Milik është pak e dobishme për OM. Edhe sot, pas tensioneve të forta të ndeshjes së parë me përplasje në tribuna mes tifozëve në Velodrome, një ndeshje nervoze në Stamboll: tifozët turq nuk i kursyen kundërshtarët e tyre me hedhjen e sendeve në fushë, duke shpërthyer zemërimin e Terimit dhe lojtarëve, që u kërkojnë tifozëve që të mos cënojnë kualifikimin.