RTSH Sport Live

Leipzig bie në Koln, Bayern fluturon në +10

  • 20/04/2021
  • |
  • Gjermani
Leipzig bie në Koln, Bayern fluturon në +10
Skuadra e Nagelsmann humbet me vendin e parafundit, Bavarezët fitojnë 2-0 përballë Leverkusen dhe rrisin largësinë

Në javën e 30-të të Bundesligës, Bayern bën një hap vendimtar drejt titullit duke fituar 2-0 përballë Leverkusen falë golave të Choupo-Moting e Kimmich. Me këtë sukses bavarezët duket se e kanë mbyllur çështjen titull, duke fluturuar në +10 ndaj Leipzig.

Me qëndrueshmërinë e zakonshme që karakterizon sunduesit e Bundesligës, afrohen ndeshjes me një qetësi të pabesueshëm për të arritur rezultatin e duhur. Choupo-Moting nënshkruan epërsinë pas shtatë minutash lojë. Mysafirët nuk dëshirojnë të bëhen viktimë sakrifikuese në altarin e titullit, por djemtë e Flick nuk kanë mëshirë dhe në 13’ dyfishojnë.

Këtë herë një goditje e bukur nga Kimmich nga skaji i zonës është fituese, që dyfishon rezultatin dhe i vendos shokët e tij të skuadrës në një pozicion për të menaxhuar ndeshjen pas më pak se një çerek ore. Mundësitë, siç pritej, zbehen dhe në fillim të pjesës së dytë një offside mohon Choupo-Moting dopietën në një aksion të shpejtë, pak para Bellarabi të realizonte një goditje të bukur, por 2-0 mbetet deri në fund.

Kishte nëntë ndeshje që Këlni nuk fitonte dhe për ta bërë këtë ata zgjodhën ndeshjen më të komplikuar, duke mundur çuditërisht një Leipzig, që i sheh shanset e tij për titull kaq shumë të kufizuara matematikisht. Pas disa mundësive në pjesën e parë, gjithçka ndodh në pjesën e dytë: më pak se një minutë pas kthimit në fushë, një krosim nga e majta nga Horn anashkalon Upamecano, për kokën fituese të Hector .

Sidoqoftë, pas një ore lojë, e dyta në renditje menjëherë rinis ndeshjen, me Haidara që vendos barazpeshën. Rreziqet e mbaruara? Aspak, kalojnë njëqind sekonda dhe Hector shënon përsëri, këtë herë i çliruar nga një asist i Duda. Leipzig përpiqet deri në fund, por Këln arrin të marrë tri pikë thelbësore për të besuar te shpëtimi.