RTSH Sport Live

Leipzig eliminon Manchester United, PSG-Basaksehir shtyhet për nesër, ora 18:55

  • 08/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Leipzig eliminon Manchester United, PSG-Basaksehir shtyhet për nesër, ora 18:55

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në sfidën Champions mes PSG dhe Basaksehir. Një histori e pakëndshme ka ndodhur dhe protagonist është zëvendësi i Okan Buruk, Pierre Webó. Siç pretendohet, gjyqtari i katërt i kësaj sfide e ka quajtur “i zi” dhe në këtë moment kanë shpërthyer protestat e lojtarëve të skuadrës turke, të cilët kanë braktisur fushën e lojës.

Të gjithë lojtarët e Basaksehir i janë drejtuar gjyqtarit të katërt: “Përse lojtarët e bardhë i thërret djema, ndërsa ata me ngjyrë i thërret ‘negri’? Duhet respekt, nuk ka respekt”. Menjëherë klubi turk ka reaguar dhe në Twiter, duke vendosur foton simbolike në luftën kundër racizmit: “Jo racizmit-respekt”, kompletuar dhe me logon e UEFA-s. 

Pas shumë diskutimesh, është vendosur që sfida , më saktë minutat e mbetura, do të luhen nesër në orën 18:55. Përveç orarit të ri të ndeshjes, UEFA ka njoftuar se do të nisë menjëherë një hetim për atë që ndodhi.

Manchester United është eliminuar nga Champions League, pas humbjes 3-2 që ka pësuar në fushën e Leipzig. Skuadra gjermane për pjesën më të madhe të sfidës ka dominuar, por mund të kishte prishur gjithçka në fund, teksa ka pësuar dy gola të shpejtë. Angelino 2’, Haidara 13’ dhe Kluivert 69’ kanë dhënë pamjen e një ndeshje të përfunduar, por anglezët janë zgjuar në fund duke shënuar dy gola, Fernandes 80’(11-metërsh) dhe Pogba 82’, por që nuk kanë mjaftuar për të shmangur eliminimin. Skuadra e Solskjaer do vazhdojë në Europa League.  Humbja e United ka favorizuar dhe PSG-në, e cila siguron kualifikimin, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në sfidën me Basaksehir.

RENDITJA/GRUPI H

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

RB Leipzig

6

4

0

2

11

12

-1

12

2

PSG

5

3

0

2

8

5

+3

9

3

Man.United

6

3

0

3

15

10

+5

9

4

Basaksehir

5

1

0

4

6

13

-7

3