RTSH Sport Live

Leka: Liga e Kampioneve, përvojë për ne

  • 18/11/2022
  • |
  • UEFA Champions League
Leka: Liga e Kampioneve, përvojë për ne
Vllaznia në përgatitjet e fundit për ndeshjen e 23 nëntorit ndaj Paris Sen Zhermen

Të mërkurën e 23 nëntorit, në ora 18:45, Vllaznia në futboll për femra do të luajë ndeshjen e tretë të Ligës së Kampioneve në fazën e grupeve, ndërsa do të jetë përballë Paris Sen Zhermen. Një kundërshtar shumë më i fortë se sa Real Madrid dhe Çelsi, të cilat e kanë mundur Vllazninë 2-0 dhe 8-0. Shkodranët janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve të tyre madje duke sfiduar dhe reshjet e dendura të shiut. Trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, tregon se kjo është një përvojë pozitive për vajzat kuqeblu.

“Ne jemi duke u përgatitur – thotë Leka – Ne nuk kemi objektiva për këtë aktivitet, sepse jemi ekip i ri që luan për herë të parë në një nivel të tillë. Megjithatë, edhe duke e ditur që kemi kundërshtar të fortë përballë, do të bëjmë më të mirën për të treguar nivelin tonë në fushën e lojës”.

Vllaznia do të vazhdojë deri të dielën përgatitjet për këtë ndeshje, ndërsa të hënën do të fluturojë drejt Parisit, atje ku të mërkurën do të luajë takimin e radhës në grupet e Ligës së Kampioneve.