RTSH Sport Live

Leva paralajmëron Bajernin

  • 24/04/2022
  • |
  • Gjermani
Leva paralajmëron Bajernin
“Nuk e di të ardhmen time por do ta mësojmë shumë shpejt”

Robert Lewandowski nuk është aspak i lumtur me situatën aktuale te Bayerni ku shënoi një tjetër gol tre javë nga fundi në fitoren ndaj Dortmundit që i dha skuadrës bavareze titullin e dhjetë rresht. Sulmuesi polak, për të disatin vit rresht në majën e golashënuesve më të mirë të Bundesligës, lë të kuptohet se marrëdhëniet me klubin nuk janë ideale dhe mundësia e lamtumirës është më aktuale se kurrë.

“Për të arritur një marrëveshje duhet të jenë dakort të dyja palët dhe për mua nuk është aspak një situatë e lehtë. Besoj se shumë shpejt do të ndodhë diçka konkrete sepse do të ulemi dhe te flasim ballë për ballë. Nuk më kanë thënë asgjë rreth kontratës dhe të ardhmes time”, thekson Këpuca e Artë e Europës ndaj të cilit ka shfaqur interes Barcelona por edhe klube nga Premier League që janë të gatshme t’i ofrojnë një pagë të majme dhe tre apo katër vite kontratë edhe pse ka tashmë 34-vite mbi supe.

Ashtu siç e thekson edhe vetë sulmuesi i Kombëtares polake, shumë shpejt, ai por edhe tifozët e Bajernit të Mynihut do të kenë një përgjigje përfundimtare