RTSH Sport Live

Leva shënon gjithmonë, por Bajerni barazon

  • 14/08/2021
  • |
  • Gjermani
Leva shënon gjithmonë, por Bajerni barazon
Lewandowski i përgjigjet Plea-s duke i dhënë barazimin 1-1 formacionit të Nagelsmann, në debutimin e tij në stolin e bavarezëve

Në ndeshjen e parë të Bundesligës 2021/2022, kampionët në fuqi, Bayern Munich nuk shkojnë përtej 1-1 jashtë fushe kundër Borussia Monchengladbach. Kështu Julian Nagelsmann bëri debutimin e tij me frena e dorës të takuara në stolin e bavarezëve, me Leëandoëskin e zakonshëm që iu përgjigj në fund të pjesës së parë Plea (me gol në minutën e 10 -të). Performanca e Bayern nuk është shumë bindëse, ndërsa vendasit marrin një pikë të çmuar.

E gjitha ndodh në pjesën e parë me golat e Plea dhe Lewandowski. Në javën e dytë, Gladbach kthehet në fushë të shtunën, 21 Gusht në orën 18.30 kundër Bayer Leverkusen, ndërsa Bayern pret Këln të Dielën 22 Gusht në 17.30. Në mes, për bavarezët është edhe Superkupa e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund, të martën në orën 20.30.