RTSH Sport Live

Levandovski shpërthen kundër Bajernit: Barcelona, Barcelona…

  • 18/05/2022
  • |
  • Gjermani
Levandovski shpërthen kundër Bajernit: Barcelona, Barcelona…
Sipas asaj që raportohet nga gazeta gjermane Bild, sulmuesi polak është irrituar me vendimin e klubit

E ardhmja e Robert Leëandoëskit mbetet e panjohur. Sulmuesi polak, të cilit i skadon kontrata me Bayern në qershor 2023, do të ishte gati të largohej nga klubi bavarez, i cili megjithatë, sipas raportimeve të Bild, ka kundërshtuar largimin e tij. Një fakt që e ka tërbuar ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit, i cili është çmendur në dhomat e zhveshjes dhe do ta linte veten të shpërthente kundër klubit.

Pavarësisht se fliste në polonisht, dëshmitarët thonë se e dëgjuan të thoshte fjalën Barcelona më shumë se një herë. Me pak fjalë, një sinjal i qartë i gatishmërisë së lojtarit për t'u transferuar te klubi blaugrana dhe manifestimi i keqardhjes për vështirësitë në mbylljen e marrëveshjes për shkak të pozicionit të mbajtur nga Bayern Munich.

Ndërkohë Leëandoëski tashmë ka përshëndetur tifozët e tij në ndeshjen e fundit të Bundesligës, e dominuar edhe një herë nga klubi bavarez, ndaj Ëolfsburgut (2-2). Një lamtumirë që megjithatë mund të shtyhet për skadimin natyral të kontratës së tij, në fund të sezonit të ardhshëm.