RTSH Sport Live

Leverkusen, Bosz: Humbja? Ishim në gjumë gjatë gjithë ndeshjes

  • 02/01/2021
  • |
  • Gjermani
Leverkusen, Bosz: Humbja? Ishim në gjumë gjatë gjithë ndeshjes

Viti 2021 ka nisur me humbje për skuadrën e Leverkusen, që ka rënë në fushën e Eintracht me rezultatin 2-1. Trajneri i skuadrës, Peter Bosz ka pranuar se lojtarët e tij nuk bënë asgjë për të merituar më shumë në këtë ndeshje të parë për vitin e ri. "E meritonim këtë humbje. Kundërshtari bëri gjithçka që mund të bënte, ne ndërtuam çdo gjë keq. Ishim në gjumë gjatë gjithë ndeshjes. Asnjë nga lojtarët nuk arriti të tregojë nivelin e vërtetë. Një paraqitje e tillë nuk duhej të ndodhte. Do të paraqitemi më mirë javën e ardhshme".

Në sfidat e tjera të kësaj jave në Bundesligë, M'gladbach ka arritur të marrë një fitore minimale, 1-0 në fushën e Bielefeld. Koln zhgënjen në këtë ndeshje të parë për vitin 2021 duke u mundur minimalisht në shtëpi, 0-1 përballë Augsburg. Surprizon Freiburg, që ka marrë një fitore 3-1 në fushën e Hoffenheim. Werder bie në shtëpi, 0-2 përballë Union Berlin. Schalke e ka nisur vitin e ri ashtu siç mbylli të vjetrin, duke humbur: 3-0 në fushën e Hertha Berlin.

Leipzig ka arritur të marrë një fitore 1-0 në fushën e Stuttgart, që i ka dhënë dhe vendin e parë në klasifikim. Një penallti e humbur nga Forsberg në minutën e 22-të e më pas një gol i shënuar nga Olmo në minutën e 67-të ka bërë që formacioni i Nagelsmann të fluturojë në vend të parë, +1 nga Bayern.