RTSH Sport Live

Leverkusen ndalet nga Werder, Schalke merr fitoren e parë

  • 09/01/2021
  • |
  • Gjermani
Leverkusen ndalet nga Werder, Schalke merr fitoren e parë
Leverkusen nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në shpi: Schick i përgjigjet Toprak. Hoppe i mundëson Schalke fitoren e parë në Budesligë për këtë sezon

Bayer Leverkusen nuk arriti të përfitojë nga humbja e Bayern dhe  në javën e pesëmbëdhjetë të Bundesligës, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi me Werder Bremen. Në fillim shënuan miqtë, duke kaluar në avantazh me Toprak (52 '), Schick (70') arriti të vendosë barazpeshën për vendasit, që nuk mundën të bënin më shumë për të marrë tri pikët në këtë sfidë.

Dy gola me penallti nga ish-Milan André Silva i mjaftuar Eintracht Frankfurt për të marrë një fitore 2-0 në fushën e Mainz, barazim 2-2 mes Union Berlin dhe Ëolfsburg. Shpërthen Freiburg, 5-0 ndaj Këln, fitorja e parë në ligë për Schalke: 4-0 me Hoffenheim. Hoppe arriti të shënojë tre gola në këtë sfidë, ndërsa goli tjetër u shënua nga Harit.

BUNDESLIGA

Rezultatet:

Leverkusen   1 - 1  Werder Bremen

Freiburg   5 - 0  Köln

Union Berlin  2 - 2  Wolfsburg

Schalke   4 -  0  Hoffenheim

Mainz  0 - 2  Eintracht Frankfurt

Leipzig 1 - 3  Dortmund