RTSH Sport Live

Lezha në një tjetër Ditë Olimpike

  • 24/06/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Lezha në një tjetër Ditë Olimpike
Larmi aktivitetesh sportive, Ylli dhe Ndreu inkurajojnë të rinjtë të merren me sport

Lezha tashmë e ka bërë traditë të përvitshme zhvillimin e Ditës Olimpike. Kështu ka ndodhur dhe sivjet, ndërsa ky aktivitet bashkoi sportistë të të gjitha moshave, të cilët u bënë pjesë e lojërave të ndryshme duke i dhënë qytetit verior një atmosferë festive.Përfaqësuesi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, inkurajoi të rinjtë për sa më shumë aktivitete fizike.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi se pushteti lokal do të jetë përkrah aktiviteteve sportive të lënë në harresë prej vitesh.

Dita Olimpike në Lezhë zgjati për disa orë, ndërsa larmia e aktiviteteve sportive tërhoqi vemendjen e shumë qytetareve, të cilët kishin mbushur sheshin "Gjergj Kastrioti”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 8 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme