RTSH Sport Live

Licensimet, FSHF informon klubet

  • 10/06/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Licensimet, FSHF informon klubet
Sektori i Licensimit thekson rëndësinë e përgatitësit atletik

Shtrëngohen edhe më shumë kriteret e licencimit të kubeve të Superiores dhe atyre që do të marrin pjesë në kupat europiane. Pas njësimit të kushteve për pjesëmarrjen në Superiore dhe Europë, Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka vendosur që duke nisur nga ky sezon, klubet e Kategorisë Superiore e kanë të detyrueshme prezencën e një përgatitësi atletik në stafet e tyre.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar të Enjten me klubet elitare të vendit, Sektori i Licencimit i ka informuar sërish me  me mënyrat e plotësimit të kritereve në rregulloren e licencimit. FSHF bën me dije se në takimin mes përfaqësuesve të sektorit të licencimit dhe klubeve, ishte i pranishëm edhe përgjegjësi i sektorit atletik në FSHF, Luiggi Febbrari dhe përgatitësit atletikë të ekipeve Kombëtare, Luca Laurenti e Iris Selim.

Në fund të komunikatës bëhet me dije se Sektori i Licencimit do të ndihmojë në cdo hap ekipet e Kategorisë Superiore të angazhuara në kompeticionet europiane.