Goglat e Nyonit projektuar 4 çerekfinale interesante në UEFA Europa League. Në fazën më të nxehtë të këtij kompeticioni, parashikimet bëhen të pamundura dhe këtë e vërteton shorti i hedhur në selinë e UEFA-s ku dueli më i paparashikueshëm në letër do të jetë ai mes Romës dhe Ajaksit.
Italianët do të sfidojnë ekipin holandez, kampionët në fuqi të Eredivisies që kanë bërë një rrugëtim fantastik deri në këtë pikë të sezonit. Në rast suksesi, Roma ose Ajaks do të gjejnë në gjysmëfinale fituesin e ciftit Granada-Manchester United.
Anglezët që kaluan me vështirësi Milanin, do ta luajnë ndeshjen e parë në Spanjë dhe dy javë më vonë do të presin në “Old Trafford” surprizën e kompeticionit që e nisi rrugëtimin disa muaj më parë nga Durrësi.
Dy sfidat e tjera të caktuara në shortin e Nyonit janë Arsenal-Slavia Prague dhe Dinamo Zagreb-Villarreal. Çerekfinalet do të luhen në datat 8 dhe 15 Prill, ndërsam gjysmëfinalet në 29 prill dhe 6 Maj.
Finalja e madhe është parashikuar të zhvillohet në Gdansk të Polonisë në datën 26 Maj. Fituesja kualifikohet automatikisht për në UEFA Champions League, ndërsa ky është edicioni i fundit i Ligës së Europës me 48 skuadra pasi sezonin e ardhshëm UEFA ka parashikuar reduktimin me 32.
Çerekfinalet
Granada-Manchester United.
Arsenal-Slavia Praga.
Ajax-Roma.
Dinamo Zagabria-Villarreal
Gjysmëfinalet
Granada-Manchester United vs Ajax-Roma.
Dinamo Zagabria-Villarreal vs Arsenal-Slavia Praga