Milan përballë Manchester United, një klasike europiane në Europa League. RTSH ripropozon aktin e dytë të sfidës që një javë më parë nuk ndau një fitues të qartë, por këtë të enjte në “San Siro” do të caktojë skuadrën që do të vazhdojë rrugën në kompeticionin e dytë më të rëndësiëhm të UEFA-s për klube. Goli i Simkon Kjaer mban në lojë madje avantazhon kuqezinjtë e Stefano Piolit që kanë objektiv rikthimin e shkëlqimit të markës Milan edhe në Europë.
Ole Gunnar Solskjaer do të ketë në dispozicion qëndërsulmuesin Edinson Cavani bashkë me Pogba, Van De Beek dhe Anthony Martial. Pika e fortë e kësaj skuadre janë ndeshjet në transfertë pasi në 13 përballjet e fundit kontonentale “Djajtë e Kuq” kanë gjetur rrugën e rrjetës jashtë shtëpisë. Rikthimi i rëndësishëm në radhët e italianëve është Zlatan Ibrahimovic që e ka kaluar fazën e rikuperimit por sipas të gjitha gjasave, trajneri nuk do të rrezikojë dhe suedezi që u rikthye edhe në Kombëtare, do ta startojë ndeshjen nga pankina për t’i dhënë një dorë.
Franck Kessie, Soualiho Meite dhe Sandro Tonali mund të startojnë titullarë. David de Gea në krahun tjetër, e ka kaluar periudhën 14-ditore të karantinimit pas kthimit nga Spanja dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit norvegjez që gjithsesi pritet t’ia besojë portën sërish të riut Henderson. Ndeshjen do ta drejtojë një arbiter me eksperiencë si gjermani Felix Brych. 11 janë përballjet mes dy skuadrave dhe historia nuk ka asnjë favorit.
Nga 5 fitore për cdo skuadër dhe vetëm 1 barazim, ai i një jave më parë në “Old Trafford”, ndërsa në kampionat duket se I kanë mbyllur llogaritë me cështjen titull dhe duhet të mendojnë për të ruajtur pozitat në vendet e dyta dhe me gazin në maksimum për t’i shkuar deri në fund një kompeticioni interesant si UEFA Europa League. Përvec ndeshjes Milan-Manchester United që do të transmetohet drejtëpërdejtë në RTSH 1 HD, e enjta europiane në RTSH Sport sjell edhe golat e të gjitha sfidave në të dyja fashat orare, 18:55 dhe 21:00.