RTSH Sport Live

Liga e Europës, hidhet shorti i turit të 16-shes, përvijohen 8 betejat

  • 26/02/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Liga e Europës, hidhet shorti i turit të 16-shes, përvijohen 8 betejat
Përvijohen 8 betejat, spikat Mançester Junajtid-Milan, gjithçka erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka hedhur të premten shortin e turit të 16-shes. Ky short, ashtu sikundër i gjithë ky sezon i Ligës së Evropës, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Pas mbylljes të enjten të turit të 32-shes, veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka hedhur të premten shortin e turit të 16-shes.

Midis përballjeve të kësaj faze me eliminim të drejtpërdrejtë spikat padyshim dueli midis Mançester Junajtid dhe Milanit. Anglezët, që e kanë fituar këtë veprimtari në 2017-ën, erdhën në turin e 32-shes pas eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampioneve, por u kualifikuan për në turin e 16-shes me një paraqitje bindëse ndaj Real Sociedadit.  

Ndërsa e kundërta ishte me italianët, gjysmëfinalistë më 1972-shin dhe 2002-shin, që vuajtën në turin e 32-shes përballë Crvena Zvezdës. Ndërkaq, shorti ka dhuruar çifte kryesisht të baraspeshuara në duelet e tjera, duke shmangur edhe përballjet e skuadrave të të njëjtit vend. Ajaks do të sfidohet nga zviceranët e Jang Bojs, që janë debutues në këtë fazë, kurse intrigues janë edhe duelet Dinamo Kiev-Vijareal dhe Roma-Shahtjor Donjeck.  

Dy skuadrat e tjera angleze, Arsenali dhe Tohenhemi, sfidojnë dy ekipe të njohura ballkanase, përkatësisht Olimpiakosin dhe Dinamon e Zagrebit,  ndërsa në dy çiftet e fundit, Sllavia e Pragës përballet me Gllasgou Rejnxhërs,  ndërsa Molde sfidon Granadën. Ndeshjet e para të turit të 16-shes luhen më 11 mars, ndërsa ato të kthimit, një javë më pas, më 18 mars 2021.  

Liga e Evropës Shorti i turit të 16-shes  

Ajaks - Jang Bojs

Dinamo Kiev - Vijareal

Roma - Shahtjor

Donjeck Olimpiakos - Arsenal

Dinamo Zagreb - Totenhem

Mançester Junajtid - Milan

Sllavia Pragës - Gllasgou Rejnxhërs

Granada - Molde  

Ndeshjet e para të turit të 16-shes luhen më 11 mars, ndërsa ato të kthimit, më 18 mars 2021.