RTSH Sport Live

Liga e Europës, shorti për fazën e grupeve

  • 27/08/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Liga e Europës, shorti për fazën e grupeve
Lorik Cana përcakton “fatin” e skuadrave në Ligën e Konferencës

Shorti i hedhur në Stamboll, sipas formatit ka përcaktuar fatin e 32 klubeve pjesëmarrëse në Ligën e Evropës. Sipas formatit janë përcaktuar 8 grupe me nga 4 skuadra. Shorti ka venë përballë Napolin me Leisterin në grupin C,  Lionin me Rangers në grupin A, Lazio, Lokomotiva e Moskës e Marseja në Grupin E , Monaco me PSV e Real Sociedad në grupin B, Leverkusen, Sëlltik e Betis në grupin G. Ndeshjet në grupe për Ligën e Evropës nisin në 16 shtator. Skuadra e vendit të parë në grup, kualifikohet direct në 1/8 e finaleve.

Të dytat kalojnë në fazën me eliminim direkt, ku do të luajnë ndaj skuadrave të vendit të tretë në grupet e Ligës së kampioneve, për një vend në 1/8 e finaleve. Skuadrat e vendit të tretë do të luajnë sërish me eliminim direkt në Konferencë Ligë, me skuadrat e renditura në vendin e dytë në grupet pjesëmarrëse në kompeticionin më të ri evropian, për një vend në 1/8 e finaleve. Gjatë shortit është përcaktuar edhe lojtari më i mirë sezonit për Ligën e Evropës në sezonin 2020-2021, i cili është sulmuesi i Villareal, Gerard Moreno.

Më pas është hedhur shorti edhe për Ligën e Konferencës. Ka qenë ish-kapiteni I kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana ai që ka tërhequr goglat për të përcaktuar fatin e kuadrave që do të luajnë në grupet e kësaj veprimtarie. Edhe këtu 32 skuadra janë ndarë në 8 grupe me nga 4 skuadra.

Në përfundim të ndeshjeve vetëm skuadra e vendit të parë kalifikohet për më tej. Në grupin B, bie në sy sfida midis Gent dhe Partizanit të beogradit. Roma në grupin C do të përballet me Zoria, CSK Sofies dhe Bodo Glimt. Totenham në grupin H, me Ren, Vitesse dhe Mura.

LIGA E EUROPËS

GRUPI A:

Lion, Rejnxhërs, Sparta e Pragës, Brondbi

GRUPI B:

Monako, PSV, Real Sosiedad, Shturm Graz

GRUPI C:

Napoli, Lestër, Spartaku i Moskës, Legia e Varashvës

GRUPI D:

Olimpiakos, Ajntrakt Frankfurt, Fenerbahçe, Antuerpen

GRUPI E:

Lacio, Lokomotiva e Moskës, Marseja, Gallatasaraj

GRUPI F:

Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland

GRUPI G:

Bajern Leverkuzen, Sëlltik, Betis, Ferencvarosh

GRUPI H:

Dinamo Zagreb, Genk, Uest Hem, Rapidi i Vjenës

 

LIGA E KONFERENCËS

GRUPI A:

LASK, MAKABI TEL-AVIV, ALASHKERT, HJK

GRUPI B:

GENT, PARTIZANI I BEOGRADIT, FLORA, ANORTHOSIS

GRUPI C:

ROMA, ZORIA,  CSKA SOFIA, BODO/GLIMT

GRUPI D:

ALKMAR, KLUZH, JABLONEC, RANDERS

GRUPI E:

SLAVIA PRAGË, FEJNORD, UNION BERLIN, MAKABI HAIFA

GRUPI F:

KOPENHAGEN, PAOK, SLOVAN BRATISLAVA, LINKOLN RED IMPS

GRUPI G:

TOTENHEM, REN, VITESE, MURA

GRUPI H:

BAZEL, KARABAK, KAIRAT, OMONIA