RTSH Sport Live

Liga e Europës, United “peshkon” Sevijën, Leverkusen ndeshet me “makthin” e Union Berlin

  • 17/03/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Liga e Europës, United “peshkon” Sevijën, Leverkusen ndeshet me “makthin” e Union Berlin

Çerekfinalet e  Ligës të Europës do të dhurojnë përballe mjaft interesante. Favoritët e trneut, United do të ndeshen me eksperten e kompeticionit, Sevijën. Ndërsa Juventusi do të ketë një përballje relativisht të lehtë përballë skuadrës të Sportingut të Lisbonës.

Për klubin e vetëm gjerman në lojë, Bayern Leverkusen, dueli i radhës do të ketë shije “revanshi” pasi do të ndeshet me skuadrën belge të Union Saint-Gilloise. Këta të fundit eleminuan skuadrën e Union Berlin.

Çerekfinalet

Sfida 1: Manchester United-Sevija

Sfida 2: Juventus-Sporting Lisbonë

Sfida 3: Bayer Leverkusen-Union Saint-Gilloise

Sfida 4: Feyenoord-Roma

Gjysëmfinalet

1: Sfida 2-Sfida 1

2: Sfida 4-Sfida 3

Finalja: 31 maj 2023 (Puskas Arena, Budapest)