RTSH Sport Live

Liga e Kampioneve, Anglia: Negociojmë me UEFA-n, finalja në Wembley

  • 07/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
Liga e Kampioneve, Anglia: Negociojmë me UEFA-n, finalja në Wembley
Qeveria britanike e vendos Turqinë në listën e kuqe të udhëtimit dhe shtyn të zhvendosë ndeshjen Chelsea-Manchester City nga Stambolli në Londër

Anglia përpiqet të marrë finalen e Ligës së Kampionëve. Qeveria e Boris Johnson e ka vendosur Turqinë në listën e kuqe të udhëtimit për shkak të situatës epidemiologjike në vend, duke e bërë praktikisht të pamundur për tifozët e Chelsea dhe Manchester City të udhëtojnë në Stamboll për të marrë pjesë në ndeshjen, të planifikuar për 29 maj në Stadiumin Olimpik Ataturk.

Tani qëllimi i Londrës është të sjellë ndeshjen në Wembley: "Unë mund t'ju them se Shoqata Angleze e Futbollit është në bisedime me UEFA-n për këtë temë - shpjegoi Ministri Britanik i Transportit, Grant Shapps -. Ne jemi gati të presim finalen".

Qytetarët e MB, që kthehen nga vendet e listës së kuqe duhet të qëndrojnë në karantinë në një hotel të miratuar nga qeveria për 10 ditë. Kjo, sigurisht, do ta bënte shumë të vështirë për tifozët e dy klubeve Premier për të udhëtuar në Stamboll.

Të enjten, Uefa kishte garantuar se ndeshja do të zhvillohej rregullisht në vendin e caktuar, por tani gjërat mund të ndryshojnë. Për qytetin turk do të ishte shaka e dytë, e bujshme, duke pasur parasysh që ajo duhej të kishte organizuar finalen tashmë në vitin 2020, e mbajtur më pas në "flluskën" e Lisbonës për shkak të pandemisë.