Në Nyon tetë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Bie në sy një përsëritje e finales së sezonit të kaluar, ku Bajerni edhe njëherë do të vihet përballë PSG-së. Një mundësi për francezët për të marrë hak për atë humbje të pësuar në finale e vjetshme të këtij kompeticioni.
Reali i trajnerit Zidane ka “peshkuar” Liverpulin, një sfidë që premton shumë më shumë se një ndeshje normale futbolli. Të dyja këto skuadra kanë diskutuar mes tyre finalen e vitit 2018, ku madrilenët arritën të triumfojnë me rezultatin 3-1.
Mançester Siti, që duhet thënë se po kalon një formë të jashtëzakonshme, do të presë Dortmundit, ndërsa për Çelsin shorti ka rezervuar si kundërshtar Porton.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen të martën 6 dhe të mërkurën 7 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit, të martën 13 dhe të mërkurën 14 prill. Ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar për 27/28 Prill dhe 4/5 Maj.
Finalja: Stadiumi Olimpik Ataturk, Stamboll, 29 maj
Çerekfinale
Manchester City (ENG) vs Borussia Dortmund (GER)
Porto (POR) vs Chelsea (ENG)
Bayern München (GER) vs Paris Saint-Germain (FRA)
Real Madrid (ESP) vs Liverpool (ENG)
Gjysmëfinalet
Bayern / Paris vs Man. City / Dortmund
Real Madrid / Liverpool vs Porto / Chelsea