RTSH Sport Live

Liga e Kampioneve:  gati formati i ri me 36 skuadra

  • 16/04/2021
  • |
  • Futboll Bota
Liga e Kampioneve:  gati formati i ri me 36 skuadra
Në fazën e parë skuadrat do të luajnë me 10 kundërshtarë të ndryshëm

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të miratojë të hënën një format të ri me 36 skuadra për Ligën e Kampioneve (nga 32 aktualët), i cili do të hyjë në fuqi në sezonin 2024-25. Secili klub do të luajë një raund të rregullt me ​​10 ndeshje, në vend të gjashtë, me një renditje të vetme. Formati i ri do të shohë skuadrat të luajnë kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm, në mënyrë që të kalojë grupin.

Një ndryshim i diskutueshëm është dhënia e dy prej katër vendeve të reja, me vlerë dhjetëra miliona euro, klubeve që nuk janë kualifikuar për merita por janë pozicionuar lart në rekordin historik të UEFA-s. Me fjalë të tjera, ekipet më prestigjioze do të jenë të privilegjuara.

Vendimi për formatin vjen më shumë se dy vjet pasi një propozim i parë i mbështetur nga ECA në favor të klubeve historike u braktis për shkak të kundërshtimit të fortë nga grupi i Ligës Europiane me 30 kombe dhe shumë klube të nivelit të mesëm. Një grup i klubeve më të mira kanë kohë që i kërkojnë UEFA-s për ndeshje më të garantuara në Champions League para raundit të 16-të.

Propozimi i formatit të ri pastaj e sheh Europa League të zgjeruar në tetë raunde me një renditje të vetme prej 32 skuadrave, një variant i modelit zviceran.

Përveç kësaj, një kompeticion i tretë do të debutojë sezonin e ardhshëm, Europe Conference League e cila duhet të ketë gjashtë raunde gjithmonë me një renditje prej 32 ekipesh me play-off duke filluar nga raundi i 16-të. Gjithashtu të hënën, Komiteti Ekzekutiv pritet të vendosë mbi një model shpërndarjeje për dhënien e çmimeve të parave në të tre konkurset për tre sezonet nga 2021 deri në 2024.

Megjithatë, tymi i zi në kapitullin për kontrollin e financave të klubeve, vendimi i të cilit do të shtyhet dhe nuk do të merret në takimin e Montreux.