RTSH Sport Live

Liga e Kampioneve: Kualifikohet Prishtina, tani e pret Ferencvarosh

  • 25/06/2021
  • |
  • Kosova
Liga e Kampioneve: Kualifikohet Prishtina, tani e pret Ferencvarosh
Kalon në turin eleminator të Ligës së Kampionëve, sfidon Ferencvaros

“Elbasan Arena” qëllon fatsjellëse për Prishtinën. Pasi fituan ndeshjen e parë ndaj kampionëve të San Marinos, Folgore, këtë herë të besuarit e Zekerija Ramadanit ia dalin ndaj skuadrës nga Andora, Inter Escaldes me shifrat 2-0, përballje e vlefshme për turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve. Kjo është e para herë për skuadrën e Prishtinës që arrin në këtë tur.

Një pjesë e parë që udominua nga skuadra e Prishtinës. Goli do të vinte në minutën e 44’ me Endrit Krasniqi. Skuadra drejtuar nga Zekerija Ramadani mund të kishte dyfishuar shifrat në këtë fraksion, nëse Kryeziu mund të ishte treguar më i shpejtë.

Në pjesën e dytë Prishtina gjeti avantazhin e dyfishtë në minutën e 58’ përsëri me Krasniqin që ishte futbollisti i ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, skuadra kryeqytetase do të gjejë në turin e parë eliminator skuadrën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit, Ferencvaroshin. Skuadra hungareze do të jetë pritëse në datën 6 ose 7 korrik ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet në 13 ose 14 korrik.