RTSH Sport Live

Liga e Kampioneve përvijon rrugën drejt finales

  • 17/03/2023
  • |
  • UEFA Champions League
Liga e Kampioneve përvijon rrugën drejt finales
Hidhet shorti i çerekfinaleve de gysëmfinaleve, gjithçka erdhi drejtëpërdrejt në RTSH

Tanimë nuk ka më enigma, pasi Liga e Kampioneve ka hedhur të premten shortin e çerekfinaleve dhe giysëmfinaleve, duke përvijuar edhe rrugëtimin drejt finales së madhe.

Veprimtaria më prestigioze e klubeve të kontinentit është një ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Rado-Televizionit Shqiptar, që e ka sjellë dreitpërdrejt nga Nioni i Zvicrës edhe ceremoninë e hedhjes së shortit.

Goglat nuk kanë kursyer përballjet interesante, teksa 14-herë kampionia e kontinentit, Reali i Madridit, do të ndeshet me Çelsin, ndërsa Interi do të ndeshet me Benfikën. Në atë që është padyshim përballja më e barazpeshuar, Mançester Siti do të ndeshet me Bajernin e Mynihut, kurse në çiftin e fundit, kemi nje derbi italian, pasi Milani do të sfidojë Napolin. Ndërkaq, sa u përket gjysëmfinalave, ka edhe një tjetër derbi të mundshëm italian, pasi fituesja e çiftit Milan-Napoli, do të sfidojë atë të çiftit Benfika-Inter, kurse në duelin tjetër, fituesja e çiftit Real Madrid-Çelsi, do të përballet me atë të çiftit Mançester Siti- Bajern i Mynihut.