RTSH Sport Live

Liga e Kampioneve, Prishtina fiton të parën

  • 22/06/2021
  • |
  • Kosova
Liga e Kampioneve, Prishtina fiton të parën
Kampionët e Kosovës në finalen paraeleminatore të Ligës së Kampioneve

Prishtina fito ndeshjen e parë paraeliminatore të Uefa Champions League pasi kaloi me rezultatin e pastër 2-0 kampionët e San Marinos, Folgore në një ndeshje pa histori. Pas 45 minutave të para pa shumë raste edhe pse kampionët e Kosovës ishin më të rrezikshëm, miqtë arritën të rezistonin duke shkuar në dhomat e zhveshjes në barazim.

Por gjatë fraksionit të dytë, Prishtina e Zekerija Ramadanit arriti të imponohej me dy gola të Endrit Krasniqit dhe Mendurim Hotit që siguruar kalimin për më tej. Në këtë mënyrë, Prishtina duhet të përballet të premten me kampionët e Andorës, Inter d'Escaldes për të fituar më pas të drejtën e ndeshjes së fazës së parë të kompeticionit më të rëndësishëm europian të klubeve. Takimi kundër modestëve nga Anddorra do të luhet në orën 20:00 po në “Elbasan Arena”.