RTSH Sport Live

Liga e Kampioneve, Prishtina zgjedh “Elbasan Arena”

  • 09/06/2021
  • |
  • Kosova
Liga e Kampioneve, Prishtina zgjedh “Elbasan Arena”
Kampionët e Kosovës do të sfidojnë sanmarinezët e Folgores në Shqipëri

Shqipëria hap dyert për një ndeshje të UEFA Champions League që në muajin Qershor. Nuk bëhet fjalë për sfidën e Teutës por për Prishtinën që do të presë kampionët e San Marinos në “Elbasan Arena”. Vendimin e ka marrë presidenti i klubit të kaltër, Remzi Ejupi, i cili bën me dije se është arritur marrëveshja që të evitohet udhëtimi i kushtueshëm në Ishujt Faraoe.

Në këtë mënyrë, në datën 22 qershor, në sfidën gjysmëfinale të raundit paraeleminator, Prishtina do të presë Folgoren. Në rast suksesi, Prishtia duhet të udhëtojë drejt Ishujve të largët në detin e Veriut për të sfiduar kampionët e HB Tórshavn, gjithmonë nëse këta të fundit kalojnë Inter Club d'Escaldes të Andorrës, në të kundërt, në datën 25 Qershor, pra tre ditë pas gjysmëfinales, kampionët e Kosovës do ta zhvillojnë finalen si pritës dhe sipas të gjitha gjasave po në Elbasan.