RTSH Sport Live

Liga e Kampioneve: PSG e Chelsea kualifikohen me humbje

  • 13/04/2021
  • |
  • Futboll Bota
Liga e Kampioneve: PSG e Chelsea kualifikohen me humbje
Bayern e Porto kanë arritur të fitojnë në transfertë, por nuk kanë mundur të shmangin eliminimin

Liga e Kampioneve ka njohur sonte dy skuadrat e para gjysmëfinaliste, të cilat kanë humbur në këto ndeshje të kthimit, por falë fitoreve të arritura në ndeshjet e para, kanë fituar të drejtën për të vazhduar më tej në kompeticionin më të rëndësishëm në rang klubesh në kontinentin e vjetër.

Paris Saint-Germain është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ekipi i Pochettino u mund 0-1 në shtëpi nga Bayern Munich i Flick, por kaloi në turin tjetër falë fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Gjermani. Lojë plot me raste shënimi, me francezët të pafat në pjesën e parë me tre shtylla të goditur nga Neymar dhe dy ndërhyrje të mrekullueshme nga Neuer. Për bavarezët, megjithatë, goli i ish-Choupo-Moting në minutën e 40 nuk ishte i mjaftueshëm.

Një tjetër skuadër e kualifikuar në këtë mbrëmje është dhe ajo e Chelsea, që ka siguruar gjysmëfinalen e tetë të Ligës së Kampioneve në historinë e tyre. 0-2 i ndeshjes së parë "jashtë" (të dyja sfidat janë luajtur në fushë neutral, në Sevilje) u mbrojt mirë nga Blutë, të cilët kontrolluan avantazhin e dyfishtë ndaj Porto; edhe nëse në minutat e fundit përjetuan një moment paniku pas golit të shkëlqyer të shënuar nga Taremi.

Ndeshjet çerekfinale

PSG-BAYERN MONACO 0-1 (3-2)

Shënues: Choupo-Moting 40'

CHELSEA-PORTO 0-1(2-0)

Shënues: Taremi 90’+4