Dëshirë, grint dhe nervë. Kosova e mbyll fushatën e Ligës së Kombeve me një fitore 5-1 ndaj Qipros. Pavarësisht se nuk arritën të katapultoheshin në Ligën B, përfaqësuesja drejtuar nga Giresse e mbyll në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve. Dy humbjet ndaj Greqisë dhe ajo disfatë ndaj Irlandës së Veriut peshuan shumë në klasifikim, që ndoshta me pak eksperiencë mund t’ia kishte vështirësuar rrugëtimin Greqisë, që e mbylli Ligwn C në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve.
Vedat Muriqi, së bashku me Florent Muslijën ishin protagonistët e takimit ndaj Qipros, aq sa dy futbollistët u shpallën në formacionin e javës. Sulmuesi dardan u vlerësua me notën 8.9, ndërsa mesfushori me notën 8.7.