RTSH Sport Live

Liga e Konferencës “trazon goglat”

  • 17/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Liga e Konferencës “trazon goglat”
Hidhet shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve, pas Tiranës, finalja luhet në Pragë

Edhe Liga e Konferencës, veprimtaria më e re e futbollit të klubeve të kontinentit, e cila finalen e edicionit të parë të saj e luajti majin e shkuar pikërisht në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, ka hedhur të  premtja në Nion të Zvicrës shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve, duke përvijuar edhe ajo betejat drejt finales së madhe për trofeun e 3-të kontinental të klubeve. Kështu, në çerekfinale, polakët Leh Poznańit do të ndeshen me Fiorentinën, kurse Genti do të sfidojë Uest Hemin.

Ndërkaq, në duelin e 3-të, që është një derbi fqinjësh, belgët e Anderlehtit përballen me holandezët e AZ Alkmarit, ashtu sikundër është edhe ai i 4-ti, ku zviceranët e Bazelit përballen me francezët e Nisës. Në gjysmëfinale, fituesja e duelit Leh Poznań-Fiorentina do të ndeshet me atë të Bazel-Nisë, kurse ajo e Gent-Uest Hem me atë të Anderleht-AZ Alkmar.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen të enjten, më 13 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më pas, më 20 prill 2023. Ndërkaq, duelet e para të gjysmëfinaleve do të luhen më 11 maj, kurse ato të kthimit një javë më pas, më 18 maj 2023. Finalja e madhe luhet të mërkurën e 7 qershorit 2023, në Stadiumin “Eden Arena” të Pragës në Republikën Çeke.

LIGA E KONFERENCWS

Çerekfinalet

Ndeshjet e para: 13 Prill

Lech vs Fiorentina

Gent vs West Ham

Anderlecht vs AZ

Bazel vs Nice

Ndeshjet e dyta: 20 Prill

Fiorentina vs Lech

West Ham vs Gent

AZ vs Anderlecht

Nice vs Basel

Gjysmëfinalet(11 dhe 18 maj)

  1. Lech / Fiorentina vs Basel / Nice
  2. Gent / West Ham vs Anderlecht / AZ

Finalja

7 qershorit 2023, në Stadiumin “Eden Arena” të Pragës