RTSH Sport Live

Liga Unike e cunguar, Kamza start me humbje

  • 17/11/2022
  • |
  • Basketboll
Liga Unike e cunguar, Kamza start me humbje
Peja fiton me 24 pikë diferencë në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”

Liga Unike “Shqipëri-Kosovë” në basketboll për meshkuj ka nisur e cunguar, sepse nga katër ndeshje të caktuara në kalendar janë luajtur vetëm dy. Dhe kjo për shkak të tërheqjes së Tiranës dhe Teutës, ndërsa Liga Unike ka qenë e detyruar të shtyjë ndeshjet e bardhebluve me Golden Eagle Ylli dhe të durrsakëve me Trepçen e Mitrovicës.

Ndërkohë Kamza Basket e ka nisur me humbje këtë sezon, teksa në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt është mundur me 24 pikë diferencë nga Peja. Në total 74-98. Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga Peja, e cila ka fituar periodën e parë 18-25. Më pas të dytën 15-24 dhe në pushim 33-49. Edhe pas pushimit, Peja mban të njëjtin ritëm. 21-24 perioda e tretë dhe në total 54-73. E fundit 20-25 dhe në përfundim 74-98. Tek Kamza Basket u dallua Ksandër Bouers me 21 pikë të shënuara, 12 kapje topi në tabelë dhe pesë asiste, kurse tek Peja, Tejlor Aduej me 11 pikë të shënuara dhe 11 kërcime.

Javën e parë të Ligës Unike e mbyll Apolonia – Ponte Prizren, që luhet në Pallatin e Sportit “Flamurtari”, ndërsa që gara e meshkujve do të duhet të plotësojë numrin e skuadrave, kjo pas tërheqjes së Tiranës dhe Teutës.