RTSH Sport Live

Liga Unike, faza finale premton spektakël

  • 14/04/2022
  • |
  • Basketboll
Liga Unike, faza finale premton spektakël
Dushku dhe Elshani firmosin marrëveshjen zyrtare, 25.000 euro shpërblimi për katër ekipet

Tashmë faza finale e Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj ka marrë formën zyrtare, ndërsa organizatorët e saj, teksa gjithçka do të zhvillohet në Pejë, kanë premtuar spektakël. Mesditën e së enjtes është nënshkruar dhe marrëveshja zyrtare mes anëtare së Bordit Drejtues të Ligës Unike, Elvira Dushkut, dhe Drejtorit Sportiv të Klubit të Basketbollit Peja, Arbër Elshani.

Dushku ka thënë ndër të tjera se shpërblimi total për të gjitha skuadrat është 25 mijë euro, ndërsa më pas u zbulua edhe Logo e Ligës Unike. Gjysmëfinalet të mërkurën, në ora 17:00 dhe 20:30, do të vendosin përballë njëra-tjetrës Golden Eagle Ylli – Teuta dhe Peja – Prizreni 16.

Të enjten në ora 17:00 do të jetë finalja për vendet 3-4, kurse në ora 20:30 finalja e madhe, e cila do të përcaktojë fituesen e edicionit të dytë të Ligës Unike, Shqipëri-Kosovë, në basketboll për meshkuj.